"Pinte dhe nuk dehej", Mustafa Nano nxjerr sekretet e Fatos Nanos
Mustafa Nano përvec Ramës ka treguar edhe takimin e tij të parë me Fatos Nanon.

“Për herë të parë jemi takuar në aeroportin e Vjenës. Mu drejtua vetë dhe më tha: Zoti Nano je duke e nderuar mbiemrin. Ishte komunikimi i parë. Fatosi mendon se thellë-thellë ne kemi lidhje sepse sipas atij unë duhet të kem qenë ortodoks, por kjo është një gjë që unë nuk e provoj dot. As ai nuk e provon dot.

Më pas kam pasur dhe një takim të fundit, kemi qenë në një drekë dhe ka zgjatur 6 orë. Ky burrë 6 orë nuk shkoi një herë në banjë, nuk lëvizi, pinte verë pafund dhe nuk dehej.

Kishte një gjendje konstante humori. Kishte energji të jashtëzakonshme lokali dhe personazh interesant”, u shpreh Mustafa Nano. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori