Protestë në Laprakë: Policia përplaset me banorët, tenton t’i largojë me dhunë

Mbrëmjen e sotme banorët e Laprakës kanë dalë të protestojnë kundër ndërtimit të Unazës së Madhe i cili prek edhe shtëpitë e tyre.

Banorët kanë bllokuar rrugën te ish-sheshi Shqiponja dhe me negafon në dorë kërkojnë që policia t’i lejojë që të protestojnë për të mbrojtur pronat e tyre.

Por, efektivët kanë krijuar një kordon sigurie dhe kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit me forcë.

“Ka një vit që ne nuk marrim asnjë lloj përgjigjeje, kjo e Unazës po na grabit shtëpitë.

Na lini more të protestojmë, pse çfarë të bëjmë ne të godasim policin? Duhet ta dini që këta këtu nuk dalin me dëshirë, vijnë sepse u kanë bërë presion dhe u kanë dhënë urdhër, nëse këta nuk vijnë këtu, nuk hanë bukë.

Njësoj siç u kanë bërë ppresion prindërve tanë që punojnë mësues, që u kanë thënë se nëse dilni në protestë, do t’ju heqim nga puna. Kam vetëm një pyetje, si do t’ja bënit nëse do të ishin shtëpitë tuaja,”- thonë ndër të tjera protestuesit. /albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 17:52