Pink krenare për mbipeshën
Pak kohë më parë i’u përgjigj të gjithë fansave se ishte mjaft e kënaqur me linjat e saj dhe se nuk kishte ndërmend që të dobësohej, e ndërsa tani ajo e ka pranuar se është e shëndoshë dhe se ndihet mjaft mirë. Me pak fjalë, Pink e dashuron ushqimin dhe nuk e ka problem të pranojë se ha shumë.

Në një intervistë për revistën “Food & Wine”, këngëtarja ka thënë se gjatë kohës që është në turne, i’a lejon vetes që ta teprojë me ushqimin. “Kur jam në turne, mund t’ia lejoj vetes që ta teproj me ushqimin sepse punoj për 4 orë e gjysmë në ditë”, thotë Pink.

Por 36 vjeçarja rrëfen se ka të njëjtin regjim ushqimor edhe në shtëpi. "Të gjithë më pyesin: Çfarë ke ndërmend të bësh më pas? Dhe unë përgjigjem: Do vazhdoj njësoj, e shëndoshë dhe e lumtur"./albeu.com/
Shtuar më 11/09/2015, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori