Pësoi atak kardiak, pak shpresa për Joan Rivers
Pëlqej
Aktorja e famshme Joan Rivers, pas operacionit të kryer një javë më parë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pasojat janë të rënda.

Ka qënë vajza e saj e cila ka përcjellë lajmin e rëndë për të gjithë fansat, të cilët kanë qënë një suport i jashtëzakondshëm për të. Aktorja po mbahet gjallë nëpërmjet aparateve, pasi zemra e saj ndaloi gjatë një operacioni të kordave të zërit të enjten e kaluar.

Vajza e saj, Melissa Rivers, ka falenderuar të gjithë fansat të cilët kanë mbështetur nënën e saj. “E di se nëna ime do të ishte jashtëzakonisht e gëzuar për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe dua t’i falenderoj të gjithë ata që luten për ne”, ka thënë ajo. 81-vjeçarja Joan Rivers ndaloi frymëmarrjen dhe pësoi atak kardiak, kur i'u nënshtrua një operacioni rutinë të kordave të zërit. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori