"Pështyu mbi shqiptarët", artistët kundër Sfakianakis në Tiranë
Pëlqej
Ditë më parë “Top Channel” kishte njoftuar se po sjell këngëtarin grek Notis Sfakianakis në Tiranë.

Këngëtari grek Notis Sfakianakis do të vijë në Tiranë më 24 maj, në një koncert që do të mbahet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve.

Ky lajm nuk është mirëpritur nga artistët tanë, ngase këngëtari cilësohet si racist.

Madje kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe këngëtari i njohur Elton Deda.

“Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit. Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre gjithmone ma kane shpifur. Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet ti dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar race inferiore”, shkruan Elton Deda në profilin e tij në “Facebook”.

Por ai nuk është i vetmi shumë këngëtarë të tjërë si, Flori Mumajesi, Jonida Maliqi, Bruno, Klajdi Haruni etj, kanë kujtuar edhe deklaratën e Notis Sfakianakis, si mbështetës kryesor i partisë ekstremiste Agimi i Artë, deputetët e të cilës kanë vjellë vrer prej kohësh për shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori