Sekuestrohen 5.2 milion euro të të fortëve të Lezhës
"Përse nuk fejohem me të dashurën", flet për herë të parë reperi shqiptar
Pëlqej
Elita Rudi dhe Gjiko janë padyshim një nga çiftet më të diskutuara të momentin.

Dashuria e tyre po i ngjason përrallave me fund të lumtur.

I ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, Gjiko foli për historinë e tyre të dashurisë.

Elita është e dashur ime. Ne bashkëjetojmë ndaj si me unazë, e si pa unazë është njësoj. Ajo është 24 vjeç, i duhet të punoj edhe pak” – tregoi Gjiko.

I pyetur sesi e thërret me përkëdheli të dashurën e tij, Gjiko përgjigjet: “E thirri Eli ose Gjyle. Ishte Shën Valentini dhe për shkak të angazhimeve na u prishën planet. Pashë fluturimet dhe kishte një fluturim të lirë për në Verona. Të them të drejtën, as nuk e dija se nga i binte dhe se ishte vendi i Romeos dhe Xhuljetës. E zgjova në mengjes Elitën, i kërkova të bëhej gati se kishim vetëm 30 minuta kohë për t’u nisur. E kështu lindi historia e Rremës dhe Gjylit.” /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori