Përse Meghan Markle i prek vazhdimisht flokët në publik?
Pëlqej
Meghan Markle mund të jetë një profesioniste e tapetit të kuq falë profesionit si aktore, por kjo nuk do të thotë se ajo është krejtësisht imune ndaj presioneve për të qenë në qendër të vëmendjes.

Tani që ka vendosur të martohet me princin Harry dhe të bëhet një anëtare e familjes mbretërore, aktorja ka një grup të ri përgjegjësish publike në horizont.

36-vjeçarja është pikasur shpesh duke prekur flokët e saj gjatë paraqitjeve publike me të fejuarin dhe sipas një eksperti të gjuhës trupore, kjo është një shenjë që Markle po përpiqet të qetësohet në mes të kaosit.

Duke folur për “Femail”, ekspertja e gjuhës së trupit dhe autore e “Body Language for Dummies”, Elizabeth Kuhnke zbuloi se taktika e flokëve të Markle-it është një gjest i zakonshëm që gratë përdorin për t’u qetësuar kur ndjehen nën presion ose në siklet.

“Është versioni i rritur i një fëmije që shtrëngon lodrën e preferuar, dorën e nënës ose dorën e babait kur ndihet i shqetësuar dhe nuk di se çfarë të bëjë apo të thotë,” tha ajo. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori