Ditën e djeshme u bë me dije se televizioni “InTV” do të mbyllet.
Shkak për këtë është bërë tërheqja e drejtuesit të ri dhe për pasojë i gjithë stafi është shpërndarë.
Ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me ta, megjithatë kanë zbuluar mënyrën si u është dhënë lajmi shkreun Iconstyle.
“Ditën e hënë stafit të “InTv u është komunikuar
mbyllja e
televizionit. Punonjësve u eshte thënë nga drejtuesit e këtij televizioni se licensa e “InTV” është blerë nga “Euronews” dhe pas kësaj blerje, godina e InTV” do të boshatiset dhe sinjali i
televizionit do të fiket. 80%-90% e stafit do të rekrutohet nga “Euronews”, tregon burimi.
Më tej shton se shkak për mbylljen e papritur të
televizionit, është bërë një përplasje mes dy
pronarëve.
“
Mbyllja ishte e papritur pasi emisionet kishin nisur promot dhe xhirimet, por mes dy
pronarëve tashmë të “InTV” lindën perplasje për shkak të shifrave të blerjes së kompanise gjë që çoi në mbylljen e
televizionit”, tregon burimi.
“InTV” është hapur disa vite më parë dhe si fillim ka pasur emrin “MAD”.
Pjesë e tij u bënë moderatorë të rinj, të cilët tani janë duke debutuar në televizionet më të njohur në Shqipëri.
Shtuar më 20/09/2019,
ora 08:48