“Hapet” Grida Duma: Agron Gjekmarkaj është shumë “nice”

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, gjatë intervistës së fundit për ABC është përfshirë në një lojë ku secilit epitet të dhënë duhet t’i përshtaste emrin e një politikani shqiptarë.

Duma nuk ka nguruar të përgjigjet dhe ka folur me emra konkretë. Sipas deputetes Arta Dade, Mimi Kodheli janë dy prej politikaneve më zonja, ndërsa Agron Gjekmarkaj është “xhentil”.

“Xhentil: Është e vështirë si pyetje. Xhentilesa nuk është gjë që vlerësohet sot. Zoti Gjekmarkaj është shumë ‘nice’ në mënyrën e tij.

Politikania më zonjë: Unë nuk e kam njohur vetë Albina Karamitro por mendoj se është, Arta Dade po ashtu, Mimi ka të tilla kualitete.

Shpresëdhënes për të ardhmen: Ka disa por janë paralel, nuk mund të them një individualitet, por një grupim.

Më pak politikan: Dash Shehi nuk merret me politik korrekte, por bën polikë plotësisht, është shumë i ndjekur”, tha Duma.


Shtuar 15.07.2022 11:07