Përlotet këngëtarja shqiptare në studio: Më vdiq vëllai i vetëm
Pëlqej
Këngëtarja Maja Aliçkaj, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin "Rreze dielli" për të folur rreth artit, dhe momenteve më të vështira në jetën e saj.

Ajo ka rrëfyer për herë të parë dy tragjeditë në familjen e saj, ku fillimisht u ndanë nga jeta prindërit e më pas, në dhjetor të 2017, ndroi jetë edhe vëllai i saj.

"Jam tërhequr goxha nga fatkeqsia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh.

Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë.

Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla..."-është shprehur e prekur Maja.

Por jo vetëm kaq, Maja ka rrëfyer se si ia doli të jetonte në Gjermani falë një çifti gjermanësh.

"Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe.

Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë.

Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty" -rrëfeu këngëtarja e njohur. /albeu.com/


Shtuar më 13/03/2018, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori