Përlotet Ema Andrea, surpriza që e emocionoi
Pëlqej
Mbrëmja e sotme e “Dancing with the stars” u përshkrua me emocione shumë të forta, sidomos për dy anëtarët e jurisë, Ema Andrea dhe Alfred Kaçinari.

Stafi i spektaklit i surprizoi dy anëtarët e jurisë duke u ngjitur në skenë dy fëmijët e tyre në një performcë me balerinë profesionistë.


Ema u surprizua kur pa të bijën, Sara Kapo, në skenë dhe nuk i përmbajti dot lotët.

“Jam shumë e emocionuar, po dridhem.Unë nuk e kisha të lehtë kur shkonte në ndeshje volejbolli, jo më ta shikoj këtu”, u shpreh Ema.

Po aq i emocionuar u ndje edhe Alfred Kaçinari, kur pa Gjergjin të kërcente.
Shtuar më 21/04/2018, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori