Përfundon pa fustan, Gaga vijon me autografet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në të shumtën e rasteve, Lady Gaga shfaqet para një publiku të gjerë me veshje tejet transparente, ose dhe e zhveshur. Por edhe kur ajo mundohet që të mos bëjë një gafë të tillë, fati nuk është në anën e saj.

Teksa e prisnin fansat për të marrë një autograf, këngëtarja e cila është shfaqur me një fustan transparent, për shkak të erës ka treguar më shumë seç duhet.

Këngëtarja e famshme është përballur me një incident përpara se të largohej nga Turqia, nga ku dha një koncert madhështor në Stamboll.

Para se të linte hotelin dhe të drejtohej për në aeroport, këngëtarja e kishte të pamundur të mbante nën kontroll veshjen e saj tejet ekstravagante.

Era e fortë bëri që këngëtarja të zbulohej akoma më shumë. Kjo nuk e ndali aspak atë që të vijonte normalisht me autografet, duke e kaluar me plot finesë këtë çast. /albeu.com/



Shtuar më 18/09/2014, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori