Përfundojnë xhirimet e "Fifty Shades Darker"
Dakota Johnson dhe Jamie Dornan ndanë një puthje pasionante në “Qytetin e Dashurisë”, Paris. Producentët janë munduar me çdo kusht që të mos dalë asnjë hollësi nga xhirimet e serisë së dytë të Fifty Shades duke bërë një përjashtim vetëm në ditën e fundit të tyre.

26-vjeçarja dhe 34-vjeçari janë sërish protagonistë në filmin e titulluar “Fifty Shades Darker”. Dakota luan rolin e Anastasia Steele, ndërsa Jamie atë të miliarderit të suksesshëm, Christian Grey. Filmi do të ketë premierën më 9 shkurt të vitit të ardhshëm në Rusi. /albeu.com/

Shtuar më 20/07/2016, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori