Përfundoi në spital, Trebicka tregon incidentin
Pëlqej
Alfred Trebicka një nga artistët aktiv në teatër. Sot i ftuar në emisionin "Kush vjen për drekë", aktori rrëfeu për incidentin që i ndodhi në teatër, shkak i cili u bë që ai të shtrohej në spital.

"Në momentin e fundit të provës gjenerale për shfaqjen "Medea" u fikën dritat siç ndodh pas shfaqjes dhe një nga objektet e skenës nuk ishte në vendin ku kishte qenë gjithmonë dhe në atë errësirë duke tentuar të dal nga skena u përplasa me atë objekt hekuri.

momentin e parë nuk mendova se ishte shumë rëndë por pasi u qetësua situata pashë që ishte e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale", u shpreh aktori. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori