Përçahet çifti, Ervini: "Marr valixhen e iki"
Pëlqej
“Jam në një situatë me marrë valixhen e me ik, po e mbaj veten me shumë sforco. Arrin të përfshihesh shumë në një situatë, e padashur e të bohet jeta telenovele”, shprehet Ervini ndërsa ndodhet në oborr me Xhenin dhe Benardin.

E ndërsa ata e pyesin nëse e ka për Sidritën ai përgjigjet “Nuk e di përfundimin. Nuk dua të ndihem i përdorur apo të përdor dikë për lojë.

Ndonjëherë nuk është mirë të hysh midis dy personave e ndjen pak pjesën e fajit, nuk dua ta vuaj atë, është më mirë stop”, duke nënkuptuar se Sidrita ende mendon prë personin që ka lënë jashtë, duke shtuar “E kam marrë vesh prapa, e kap me gjerat që më thuhen, me gjerat që konsumohen”.

Pas kësaj Ervini i kërkon Xhenit që ët bisedojë me Sidritën për këtë pjesë. E fatmirësisht për Ervinin, Sidrita mohon që një gjë e tillë të jetë e vërtetë. “Çfarë faji kam unë që i merr te gjitha seriozisht ai”, i thotë Sidrita-Xhenit.

Sidrita më pas sqaron edhe Ervinin se qëndrimi i saj ishte vetëm provokim për të parë se si do të reagonte.
Shtuar më 20/04/2017, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori