"Për ty Bora", dedikimi i veçantë i Donald Veshaj për moderatoren (FOTO&VIDEO)

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë. Ata tashmë e kanë pranuar hapur lidhjen e tyre dhe nuk i kursejnë dedikimet publikisht.

Së fundmi, Donaldi e ka surprizuar Borën me një dhuratë tepër special, që çdo vajzë do ta donte.

Siç dihet, ai e ka pasion pikturën, pasi ka përfunduar edhe studimet për të. Edhe nuk ka nguruar të pikturojë portretin e partneres, Borës.

Donaldi ka publikuar një video ku tregon gjithë proçesin e punës. “Për ty Bora”, ka shkruar aktori krahas videos.

Ndërsa moderatorja ka reaguar menjëherë e emocionuar dhe duke i shprehur dashurinë publikisht. “Të duaaaa”, ka shkruar ajo.

Shtuar më 03/12/2020, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori