Fansi i propozon për martesë në mes të koncertit, reagimi i Xhensila Myrtezajit po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare më të dashura të publikur dhe me më shumë hite. Rrjedhimisht edhe numri i koncerteve të Xhensila Myrtezajit është mjaft i madh e sidomos tani në muajt e verës.

Mirëpo, në një nga koncertet e fundit, Xhensilës i ka ndodh një gjë aspak e zakonshme. Një fans i është afruar pranë dhe i ka propozuar në mes të koncertit.

Ndërsa, Xhensila i tregon unazën e martesës në gisht dhe dëgjohet teksa i thotë “boll”. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.