17-vjeçarja largohet nga shtëpia në Pogradec, nëna “ngre në këmbë” policinë

Një 17 vjeçare është larguar nga banesa ditën e djeshme në Pogradec.

Nëna e saj  ka bërë denoncimin në Komisariatin e Pogradecin dhe  po punohet për gjetjen e 17 vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.09.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja L. T., 38 vjeç, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa vajza e saj 17-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj.