Për të gjithë kuriozët, Mozzik sapo zbuloi si u ribashkua me Loredanën (FOTO LAJM)
Mozzik u shpreh disa javë më parë se nuk është ribashkuar me
Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte
nëse do të ishte e kundërta.
“Nuk ka
diçka që duhet fshehur.
Nëse do kishte pasur
diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, u shpreh reperi në fillim të këtij viti në një intervistë për “Prive”.
Mirëpo pjesa e fundit e dokumentarit të Loredanës na tregoi komplet të kundërtën. Në një sekuncë të dokumentarit ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë e dukeshin shumë të afërt me
njëri-tjetrin. Gjithashtu Loredana shkëputi vetëm këtë pjesë dhe e publikuoi në “Instagram”-in e saj. Madje
Mozzik pranoi se mund të rikthehet sërish në të ardhmen për të jetuar me
Loredanën në Zvicër.
Pas dokumentrait,
Mozzik publikoi në Insagram dy çiftet e famshëm, Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, me të cilët ka identifikuar marrëdhënien e tij të dashurisë me
Loredanën.
Sigurisht që gjithë këto shenja i ka çuar fansat të mendojnë se në fakt ata të dy janë ribashuar, por thjesht ju duhet akoma më shumë kohë për ta pranuar me gojën plot publikisht.
Mirëpo çfarë i bëri ata të riktheheshin me
njëri-tjetrin dhe të linin pas të shkuarën?
Mozzik ka publikuar në Instagram një shprehje, që hapur tregon se si u ribashkuan ata dhe e bën akoma më të fortë lidhjen e tyre.
“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin
njëri-tjetrin”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë
Mozzik.
Kujtojmë se pas ndarjes së tyre të bujshme,
Mozzik dhe Loredana, folën publikisht kundër njëri-tjetrit. Megjithatë ata i kanë lënë tashmë të gjitha në të shkuarën, për t’i dhënjë një shans të dytë njëri-tjetrit dhe për t’ja nisur nga e para.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 12:55