“Për syrin e keq”, Harryn e pickon bleta në daljen e parë pas martese


Pas bujës së madhe të dasmës janë shfaqur për herë të parë në publik si burrë dhe grua Duka dhe Dukesha e Sussexit. Princ Harry dhe Meghan ishin në 70-vjetorin e lindjes së Princit Charles në Buckingham Palace.

Sigurisht nuk kishte si të mungonte një fjalim nga Harry dhe ai ka marrë fjalën duke falenderuar të atin për të gjitha gjërat që ai ka bërë për ta shkruan blitz.al. Por diçka ka ndodhur që e ka vënë në siklet Princin. Një bletë është afruar disa herë dhe për një moment duket se është ndalur në faqen e Harryt. Ai ka ndërprerë fjalimin dhe ka thënë:

“Më falni, por ajo bleta më preku me të vërtetë”.

Sapo Princi ka thënë këtë, Meghan Markle dhe Camilla, njerka e tij kanë shpëthyer në të qeshura. Të fokusuara nga kamera ato nuk e kanë mbajtur veten dhe kanë dhënë një shfaqje të këndshme, duke bërë që të gjithë të pranishmit të qeshnin pas tyre.
Shtuar më 23/05/2018, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori