Për shkak të konteshës Sophie, një nga rastet e rralla që Kate humb qetësinë në publik (FOTO LAJM)

Dukesha e Kembrixhit, gruaja e Princ William, Kate Middelton është një ndër mbretëroret më strike te cila është e përpiktë në daljet publike, por ndodh që edhe ajo të humbas ndonjëherë qetësinë.

Eksperti i gjuhës së trupit, Judi James, ka shpjeguar nëpërmjet një fotoje rastin kur Kate ka humbur kontrollin.

Në foto shihet Kontesha Sophie Wessex e cila ka humbur ekulibrin teksa zbriste nga karroca duke rënë mbi Kate dhe lëvizja e papritur nxiti një reagim spontan nga dukesha.

"Reagimi spontan i Kate është të hedhë duart e saj për të kapur tezen e William, por goja e saj e hapur, ndërsa ajo qesh, na lë të kuptojmë se së pari Sophie është goxha poshtë në tokë," tha Judi.

Eksperti i gjuhës së trupit shpjegoj se nëpërmjet këtyre sjellvje zbulojmë se Kate dhe Sophie kanë një sens humori të përbashkët që mund të përkthehet edhe në miqësi./albeu.com/
Shtuar më 22/05/2020, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori