Katy Perry dhe
Orlando Bloom kanë shumë të festuar së fundmi dhe dukej se dasma bënte pjesë në listën e ngjarjeve festive të jetës së tyre. Mirëpo
Orlando dhe
Katy u detyruan ta shtyjnë
dasmën për shkak të
koronavirusit.
Dyshja pritej të oganizonte një dasmë në Japoni me 150 të ftuar në fillim të verës. Përgatitjet ishin drejt fundit, por për shkak të përhapjes së
koronavirusit, vendosën ta shtyjnë për një datë tjetër.
Page Six raporton se nuk është hera e parë që u është dashur të anulojnë
dasmën. Fillimisht, thuhet se
Katy dhe
Orlando planifikuan të martoheshin dimrin e kaluar, por e patën të pamundur të siguronin vendodhjen që dëshironin, ndaj e shtynë ceremoninë për këtë verë.
Pavarësisht situatës, askush prej tyre nuk është i shqetësuar sepse për momentin kanë gjëra më të rëndësishme për të përjetuar.
Shtuar më 06/03/2020,
ora 14:56