EMRAT/ Primaret e PD-së në Tiranë, zbardhen 3 kandidatët e rinj

Kandidatët e rinj janë Julian Deda, Ftamir Merkoçi dhe Enkelekjda Fejzo, të cilët do të garojnë në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë për të hyrë më pas në garën e madhe të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen më 14 maj 2023, raporton Abc.

Në total kandidatët për Primaret në Tiranë deri më tani janë shtatë:

1.Belind Këlliçi
2.Gert Bogdani
3.Ilir Alimehmeti
4.Adriana Kalaja
5.Enkelejda Fejzo
6.Fatmir Merkoçi
7.Julian Deda

Mbrëmja e të dielës ishte afati final që Komisioni Zgjedhor në PD ka përcaktio për regjistrimin e kandidatëve në primare për tre bashkitë më të mëdha në vend, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Në një dalje për mediat, pak ditë më parë, anëtarët e komisionit konfirmuan se janë udhëzuar degët e Partisë Demokratike në këto tre bashki të mëdha për marrjen e propozimeve dhe zyrtarizimin e kandidaturave. Pa kandidatë zyrtarë për primaret janë Bashkia Durrës dhe Bashkia Elbasan. Por vetë kreu i PD, Sali Berisha i pyetur për këtë çështje u shpreh i pashqetësuar.

Burime për ABC në degët e Durrësit dhe Elbasanit konfirmojnë se po punohet për të arritur drejtë kandidatëve konsensualë që gëzojnë mbështetjen e të gjithë rrymave brenda Partisë Demokratike. Në këto dy degë po punohet që mungesa e dakordësisë që u pamundësua nga dështimi i negociatave mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit të reflektohet tek kandidatët që do hyjnë në primare


Shtuar 7.11.2022 15:22