Ditën e sotme dy
këngëtaret e njohura të
muzikës shqiptare
Aurela Gaçe dhe Eli
Fara kanë prezantuar në “E diela Shqiptare” këngën e tyre pjesëmarrëse në festivalin “
Kënga Magjike”.
Bëhet fjalë për një këngë të titulluar “Zemra Rratatata”, orkestruar nga kopozitori Adrian Hila që bën bashkë ritmet e
muzikës së lehtë me ato të
muzikës popullore qytetare.
Dy
këngëtaret në performancën e sotme u shoqëruan në skenë nga tingujt e violinës së instrumentistit virtuoz Etem Qerimaj.
Pak kohë më parë
Aurela dhe Eli ndanë me ndjekësit e tyre në Instagram lajmin për realizimin e këtij bashkëpunimi shkruan anabel.
Kënga vjen si një dhuratë për fansat e dy këngëtarëve në 25- vjetorin e miqësisë së tyre dhe në 20- vjetorin e “Këngës Magjike”.
Shtuar më 18/11/2018,
ora 17:44