"Për njeriun tim të shtrenjtë", Bieta Sulo bën urimin special për vajzën e Albanit

Moderatorja Bieta Sulo ka treguar gjithnjë publikisht se me vajzën e Albanit, Joelle ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Së fundmi, me rastin e ditëlindjes, Bieta ka menduar t'i bëjë një dhuratë shumë të veçantë Joelles.

"Një super realizim për një super vajzë, njeriun tim të shtrenjtë”, shkruan moderatorja në foton ku shfaqet një punim artistik që i ngjan shumë vajzës bukuroshe të Albanit.

“Besoj që marrëdhënia që kam pasur më parë me Joelle më ka ndihmuar në rolin tim si nënë]. E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle s’kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj që ka ndikuar dicka sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj", është shprehur Bieta më parë për marrëdhënien me Joelle.

Shtuar më 24/06/2020, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori