Për një "like" në Twitter, aktori i famshëm rrezikon miqësinë me familjen Beckham (FOTO LAJM)

Komediani i njohur Ricky Gervais ka rrezikuar miqësinë e tij me familjen Beckham pasi ka bërë “like” një postim aspak pozitiv për ta.

58-vjeçari kishte pëlqyer një postim që lidhej me kompaninë e modës së Victoria-s, nga ku janë pushuar përkohësisht 30 anëtarë të stafit të saj.

Ish-ylli i Spice Girl është kritikuar pasi thuhet se ka përfituar nga skema e financuar nga taksapaguesit për të paguar stafin, pa cenuar pasurinë e familjes, që vlerësohet të jetë 335 milionë paund.

Postimi që kishte bërë “likekomediani shkruante: “Beckhams e dreqit, më fal po s’kam më punë me ta. Turp të kenë!”

Të martën, Victoria reagoi për të thënë se ishte e padrejtë ajo po merrte reagime të ashpra, pasi i dërgoi në shtëpi 30 punonjësit e saj në mes të pandemisë COVID-19.

46-vjeçarja thuhet se po kalon ‘javën më të keqe’ pas kritikave për përdorimin e skemës së lirimit me kusht të qeverisë, megjithë pasurinë e jashtëzakonshme të familjes së saj.

Pasi u pushua përkohësisht nga puna, stafit të ish-këngëtares iu dërgua një letër ku iu sqarua se do të paguhen me 80% të rrogës, për shkak të krizës.

Për më tepër, Victoria do të aplikojë në shtet që të marrë kompensimin për ¼ e rrogave të punonjësve të saj.

Shtuar më 22/04/2020, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori