Për një arsye domethënëse, Meghan Markle vesh sërish fustanin e famshëm (FOTO LAJM)

Pas turneut në Afrikë, princ Harry dhe Meghan Markle shkuan bashkë në ndarjen e çmimeve WellChild, që kanë për qëllim të vlerësojnë fëmijët të cilët përballen me sëmundje të rënda, si edhe personat që kujdesen për ta.

Meghan Markle zgjodhi fustanin e gjelbër Parosh që veshi gjatë intervistës së fejesës me princ Harry-n, shoqëruar me pallton Sentaler hedhur mbi supe. Zgjedhja e fustanit duket se nuk ka qenë rastësore.

Puna që duka dhe dukesha e Sussex-it kanë bërë prej kohësh, është një testament i mirëfilltë se deri ku kanë arritur ata që nga koha kur Meghan veshi fustanin Parosh. Mesa duket, ajo zgjodhi një mënyrë elegante për t’ua kujtuar këtë kritikëve të saj.

Gjatë intervistës së vitit 2017, Harry foli me sinqeritet se besonte në aftësitë e Meghan-it për të përmbushur detyrimet si anëtare e familjes mbretërore.

Që prej asa kohe, Meghan-it i është besuar kujdesi për Teatrin Kombëtar, Shoqatën e Universiteteve të Commonwealth-it, SmartWorks, që trajton gratë e papuna, dhe Mayhew, organizata e bamirësisë dhe kujdesit të kafshëve.
Shtuar më 16/10/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori