"Për mua çdo ditë është 8 mars", Adelina tregon dhuratën e rradhës (FOTO LAJM)

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku shqiptar por jo vetëm. Së fundmi ajo është bërë nënë e një djali për herë të parë falë lidhjes së martesës me bashkëshortin e saj, Serjoza Markov.

Adelina është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat foto të ndryshme nga përditshmëria por të shumta janë dhe rastet kur këngëtarja tregon dhuratat e shtrenjta që i bën bashkëshorti.

Pak më parë në Instastory këngëtarja ka treguar lumturinë e saj duke u shprehur se për të çdo ditë është 8 Mars, pasi Serjoza e ka surprizuar me një parfum të shtrenjtë të markës "Amouage"

"Për mua çdo ditë është 8 Mars. Dashuria ime."- shkruan Adelina.
Shtuar më 23/05/2019, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori