Për lidhjen e Arbanës reagon Xhemi me vetëm dy fjalë

Miqësia e tyre është një nga të komentuarat në median rozë dhe kush më mirë se Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani mund të dinë gjithçka për njëra-tjetrën! Dinë të vërtetat, skutat e shpirtit, të pathënat dhe gjithçka vërtitet rreth jetës së tyre.

Kështu, teksa kanë shijuar bashkarisht kafenë e mëngjesit, që duket tashmë se i ngjan një rituali të përditshëm mes tyre, ka qenë Xhemi ajo që ka postuar një foto të mikes së saj Arbana Osmani, e cila shfaqet e kuruar bukur në imazh dhe me një lumturi që i lexohet qartazi në fytyrë.

Në një kohë që më shumë se kurrë në media po komentohet jeta private e moderates së njohur të Top Channel dhe "Dua të të bëj të lumtur", duket se Xhemi ka zbuluar një detaj tjetër, duke u shprehur me një foto dhe me një mesazh: "Ne bëjmë një që quhet çfarë duam" ose thënë ndryshe "çfarë na do qejfi" shkruan class!

Dhe kur e thotë Xhemi për Arbanën duhet ta besojmë apo jo?
Shtuar më 22/02/2019, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori