Për këtë ditëlindje ka vetëm një dëshirë, mësoni sa vjeç bën Aurela Gaçe (FOTO LAJM)
Ditën e sotme këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe feston ditëlindjen.

Aurela mbush 45 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë i ka bërë vetes një urim special.

Ajo ka publikuar një foto nga palestra dhe i uron vetes vetëm shëndet.

Ajo dëshiron që të ketë edhe disa vite jetë, për të qenë pranë vajzave në ditët më të rëndësishme për to.

“Sot ,45 vjeç. Mund të kisha zgjedhur çdo lloj fotoje për këtë ditë, por kjo ,me “doreza” në duar ,është simboli i të jetuarit për mua.
Kështu, e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten , për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..kështu i kalova këto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj të jem sa me gjatë pranë familjes sime te shtrenjtë.
Ky është i vetmi urim që i bëj vetes është, të jem këtu, të shoh fëmijët të rriten, të jem me vajzat ne hapat e vështirë e te bukur të jetës.
Të jem pranë fëmijëve te mi, ashtu siç prindërit e mi ishin e janë me mua .
Kaq dua vërtet, vetëm jetë. Po të kemi jetë e shëndet, pastaj të tjerat dihen…..”dorezat ” në duar, e forca përpara”, shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se pak javë më parë, Aurela mbajti edhe një koncert recital, i cili bëri bashkë një numër të madh të fansave të zërit të saj.

Shtuar më 16/10/2019, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori