Aksident në aksin Korçë-Ersekë, një makinë përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë mesditën e sotme.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Drenovës dhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Një grua ka mbetur e lënduar lehtësi pasojë e përplasjes dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dëmet materiale janëtë shumta si pasojë e aksidenit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 12.03.2023 14:11