E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Për herë të parë, Kastro tregon problemet serioze me alkoolin
Kastro Zizo ka thënë se tashmë ka shpallur divorcin me alkoolin.

“U bë 5 muaj që nuk abuzoj më me alkoolin” rrëfeu ai. “Ishte një moment që degradova! U zgjova një mëngjes dhe kuptova që më kishte humbur shumë respekti ndaj vetes sime” pohoi artisti.

“Po shkaktoja dhimbje tek njerëzit e mi më të afërt apo që doja më shumë dhe i thashë vetes se unë nuk jam kaq i vogël, nuk mund t`ia lejoj një lëngu të më mposhtë. Ndoshta ishte dhe bashkëshortja ime irreale përgjatë shumë viteve, që ka dhënë e ka marrë nga mua, por kur vjen momenti duhet të divorcohesh dhe unë kam një natyrë që nuk e kthej më kokën pas” deklaroi Zizo.

Ai ka deklaruar edhe më parë se pija e ka bërë një njeri më problematik. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2019, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori