Për herë të parë, Ermal Mamaqi tregon se si aksidenti për pak i mori jetën (VIDEO)
Pëlqej
Pak muaj më parë, Ermal Mamaqi pësoi një aksident i cili mund t'i kishte marrë edhe jetën.

Për herë të parë ai ka rrëfyer tmerrin në "Kurthin e Piter Panit", ku fjalët e tij prekën publikun.

"I dola përpara një rrethrrotullimi, thyva 5 shtylla, makina ime u bë gjysmë. Kur shkova në shtëpi, aty e kuptova çfarë kisha rrezikuar.

Takova djalin, e mora në krahë dhe fillova të qaja. Djali më shihte e çuditej...", tregoi Ermali.

"I bëj thirrje shoferëve vendosni një foto të fëmijëve tuaj tek kilometrazhi dhe do t'ju ulet gazi automatikisht", përfundoi Ermali duke prekur publikun. /albeu.com/


Shtuar më 20/03/2018, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori