Noizy është një ndër reperët më në zë të momentit në media e rrjete sociale, ku numëron plot 1.6 milion ndjekës.
Reperi i njohur ka vite në skenë dhe vazhdon ta marrë njësoj dashurinë e fansave të tij, siç e merrte në fillimet e tij kur ishte ende i ri.
Ndërkohë rrallë ndodh që
Noizy të ndajë me ndjekësit detaje nga ambienti i shtëpisë së tij, mirëpo e ka bërë së fundmi.
Ai ka publikuar në “Instastory” një video të
garderobës së tij
gjigante, më saktë dollapit të këpucëve.
Noizy ka filmuar këpucët e markave të ndryshme ndërsa nga videoja na u krijua përshtypja se ishim brenda një dyqani. Duket se
reperi e dashuron stilin sportiv dhe atletet janë ato që mbizotërojnë në dollapin e tij.
Shtuar më 21/12/2020,
ora 12:20