Gazetari i njohur shqiptar, Blendi
Fevziu, është shumë aktiv në rrjete sociale dhe vazhdimisht në profilin e tij në Instagram qëndron në kontakt me
ndjekësit.
Ai ndan
foto nga puna e udhëtimet e shumta nëpër botë, të cilat janë pasioni i tij më i madh.
Mirëpo,
gazetari asnjëherë nuk na kishte treguar pamje të shtëpisë së tij.
Ai ndau me
ndjekësit në Instagram disa
foto nga shtëpia e tij në Tiranë, ku ka pozuar i veshur me këmishë e një kostum ngjyrë blu.
Fevziu shfaqet i ulur në kopshtin para vilës së tij, ndërsa në një tjetër
foto ka pozuar në ballkon.
Siç e shohim në pozat e shkrepura, në vilën e tij mbizotërojnë ngjyra e verdhë dhe e bardhë, duke i dhënë shumë dritë e duke e bërë të duket tepër e këndshme.
Shtuar më 08/10/2019,
ora 09:10