"Për fat shpëtova", Stresi flet për herë të parë pas aksidentit
Ditën e djeshme mediat raportuan se Stresi kishte pësuar një aksident automobilistik pak para mesnatës së dy ditëve më parë.

Ai është aksidentuar me një motor në zonën e njohur si ‘Komuna e Parisit’ rreth orës 23:30. Ai marrë lëndime të lehta dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më parë Stresi ka publikuar një video në Instagram ku ndër të tjera tregon dhe gjendjen e tij shëndetësore. Dora e tij e majtë është e fashuar edhe pse duket se nuk ka pësuar dëmtime të tjera. Blitz.al ka kontaktuar me reperin i cili është shprehur:

“Tani jam më mirë. Për fat shpëtova.”

Kjo nuk është hera e parë që Stresi pëson një aksident automobilistik apo që thyen dorën. Kohë më parë ai u aksidentua gjatë kohës që po udhëtonte me makinën e tij dhe dha një mesazh për të gjithë të rinjtë duke i këshilluar se nuk duhet t’i japin makinës me shpejtësi të madhe. Megjithatë duket se “fati i keq” e ka ndjekur sërish pas reperin. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori