Për arsyen më domethënëse, Dojna zgjodhi të prezantojë “Pop Culture” krah 3 vajzave (FOTO LAJM)

Ky sezon i ri televiziv nisi me një energji të re, ndryshime të mëdha e plot risi në ekran.

Të shumta ishin emisionet që ndërruan moderatorët e tyre duke futur emra të rinj, ashtu si “Pop Culture”.

Më herët u mësua se në drejtimin e emisionit do të mbetej Dojna Mema, por e shoqëruar nga 3 vajza!

Anxhela Baxhija, Kejli dhe Kilda do të jenë krah Dojnës përgjatë këtij sezoni, ndërsa emisioni nisi transmetimin në “Top Channel” në datën 14 të këtij muaji.

Në një mini-intervistë nga ndjekësit në InstaStory, Dojna është pyetur se cila ishte arsyeja që kishte zgjedhur 3 femra krah vetes për emisionin.

“Sepse doja të hidhja poshtë klishenë djalë-vajzë/ grua-burrë në prezantim, sepse doja të jepja mesazhin që vajzat bashkë nuk konkurrojnë njëra-tjetrën, por i bashkojnë forcat dhe i japin gjithçkaje që bëjnë tjetër shije.”- shprehet ajo.
Shtuar më 16/09/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori