“Pengu më i madh në jetë”, këngëtarja flet për herë të parë mes lotësh
Arilena Ara u ftua në Xing ku foli për herë të parë për babain e saj të ndjerë.

“Nuk kam folur kurrë, por do flas në emision pasi për mua është sa e shenjtë dhe private aq edhe...dua ta dijë gjithë bota. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm.”

Më pas, mes lotëve, ajo vazhdon:

“Nuk kam folur kurrë pasi e di që do prekesha. Që kur kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘baba’ më vjen çuditshëm. Lumturohem shumë për njerëzit që kanë fatin ta kenë babain. Për mua ka qenë fat i madh dhe dua t’i them të gjithëve se ai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Shpresoj shumë që të jetë krenar për mua.”

“A mund të them edhe një gjë? Unë kam një boshllëk shumë të madh. Dhe më vjen shumë keq që mbase nuk kam arritur asnjëherë që këtë boshllëk ta mbush dhe ta kthej në dashurinë e pafundme që duhet të kem për mamin tim. Jam akoma në kohë dhe do të përpiqem t’i jap gjithë dashurinë që kam për babin,” tregon ajo për të atin, të cilit 3 vite më parë i ka dedikuar edhe një këngë, “Vegim”. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2018, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori