Penelope Cruz si Donatella Versace, në filmin për vrasjen e Giannit (FOTO LAJM)

Aktorja Penelope Cruz, 43 vjeç, do të luajë rolin e Donatella Versacee në sezonin e tretë të “American Crime Story”, që do të transmetohet në 2018 dhe që i dedikohet pikërisht vrasjes së vëllait të Donatellës, Gianni Versace të interpretuar nga Edgar Ramirez.

Penelope ka hequr dorë nga të qenit brune dhe është kthyer në bionde si Donatella.

Më lart ju sjellim fotografitë e para që e kapin në këtë rol të pazakontë në setin e sezonit të ri.

Është një Donatella më e re ajo e interpretuar nga Penelope Cruz, por kanë kanë kaluar edhe 20 vite që kur stilisti i njohur u vra nga Andrew Cunanan, i varur nga drogat, por që disa ditë pas vrajses vrau edhe veten.

Aktorja spanjolle duket shumë komode me paruken bionde. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2017, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori