25 vdekje dhe 393 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 393 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 397 pacientë.

Betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 25 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6783.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.846 raste, prej të cilëve 176.278 janë shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 10.785 raste aktive./albeu.com

 


Shtuar 7.10.2021 17:09