Pattinson harron Stewart, romancë me një këngëtare (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas zhgënjimit që pati me të dashurën Kristen Stewart, tashmë aktori Robert Pattinson ka gjetur dashurinë. Ai është parë i lumtur teksa shëtiste përkrah saj.

Paparacëve nuk kishte si tu shpëtonte kjo skenë, e ndërsa ai është parë kohët e fundit në shoqërinë e shumë femrave. Duket se në zemrën e aktorit Robert Pattinson nuk ka më vend për aktoren Kristen Stewart, e cila e tradhëtoi atë me regjizorin Rupert Sanders.

Pattinson është duke përjetuar një romancë dashurie me këngëtaren britanike Tahliah Debrett Barnett. Rreth një muaj më parë Pattinson u fotografua në shoqërinë e Tahliah në New York, e ndërsa dy ditë më parë janë parë dore për dore në Kaliforni. Një burim për “Hollywood Life” ka zbuluar se aktori ka rënë në dashuri me këngëtaren. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori