Patrisi më i dashuruar se kurrë me Tunën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Muzicienti Patris Berisha nuk ka hezituar që të shprehë hapur dashurinë për këngëtaren Tuna Sejdi.

Dyshja që prej disa kohësh janë në lidhje pasi këngëtarja i dha fund marrëdhënies trevjeçare me Cozman, po gëzohen edhe nga një fëmijë që do ta sjellë së shpejti në jetë këngëtarja.

Tuna po merr pjesë në Kënga Magjike me projektin “Dua” të punuar nga Flori Mumajesi.

Dhe para peformancës së Tunës në këtë festival, Patrisi me një postim në rrjetin social Facebook ka shprehur dashurinë për këngëtaren.

“Zemër! Sonte “Duam” do të ndihet brenda trupit tim, tëndit dhe bebushit tonë, në shtratin e barkut tënd, më fuqishëm se kurrë. Të dua. Toi toi toi”, u shpreh Patrisi.

Është hera e parë që Patrisi shpreh dashurinë dhe konfirmon se po pret fëmijë me këngëtaren. /Albeu.com/
Shtuar më 08/12/2016, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".