"Pasi u lidh me Enin", këngëtarja shqiptare zbulon hatërmbetjet me Genc Prelvukaj (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Tringa Kay ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në RTV ORA. Gjatë intervistës, Tringa u pyet edhe për marrëdhënien që ka tani me ish-menaxherin e saj Genc Prelvukaj.

Tringa ka qenë pjesë e labelit të Gencit për vite me radhë dhe pas shkëputjes së marrëdhënies profesionale, mbajtën raporte miqësore.

Gjatë emisionit, këngëtarja u shpreh se me Gencin kanë qenë miq, por pasi u lidh me Enin, ai e ka hequr nga Instagrami.

“Ma ka hequr nga Instagram, e kuptoj se tani është lidhur me Enin. Por ne kemi qenë shokë dhe kemi punuar bashkë. Po nejse është jeta e secilit dhe unë ndoshta ja heq kur të gjej burrë”, u shpreh Tringa.

Shtuar më 18/10/2020, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori