Çmendet moti në Francë, shirat përmbytin rrugët e Francës (VIDEO)

Temperaturat e larta në Francë kanë marrë një tjetër kthesë ditën e sotme.

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë që përfshinë kryeqytetin bënë që rrugët të ktheheshin në lumenj të rrëmbyeshëm.

Siç shihet edhe në video për një moment Parisi ngjante si Venecia por me një ndryshim, nuk ishin varkat ata që qarkullonin mes ujit por makinat që ishin parkuar në rrugë.

Përmbytja në Paris erdhi pas një vale anormale të të nxehtit që kishte kapluar vendin për më shumë se tri javë. Sipas La Chaîne Météo, dendësia mesatare e reshjeve të shiut arriti nga 10 deri në 40 mm në më pak se një orë, gjë që mund të krahasohet me sasinë e reshjeve që mund të binin përgjatë dy ose tri javëve.