Pasi doli lajmi që nuk flasin, Zajmina dhe Rezarta shkëmbejnë komente (FOTO LAJM)

Ato njihen si dy nga mikeshat më të mira të shoëbiz-it shqiptar dhe me gjeste të ndryshme, kanë treguar se janë gati si motra për njëra-tjetrën.

Kohët e fundit u shkruajt në portale se miqësia e tyre ishte krisur. Ato nuk postonin më foto bashkë apo të komentonin në postimet e njëra-tjetrës si më parë. Por sot Rezarta na ka treguar se gjithçka ka qenë një aludim.

Sot Zajmina ka publikuar foton e të voglës Kloeh dhe menjëherë është parë komenti i Rezartës. ''Goca ime e vogël'', ka shkruar Rezarta ndërsa Zaimina i ka kthyer si përgjigje disa puthje.

E pra kjo është përgjigja më e mirë e mundshme ndaj aludime se dy shoqet e ngushta ishin zënë. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori