Pasi "dogji" rrjetin me foto, Ilda Bejleri tregon me kë po kalon pushimet (FOTO LAJM)

Ilda Bejleri padyshim është një nga gazetaret sportive me karrierën më të gjatë në televizion,si dhe një imazh shumë i rëndësishëm i kompanisë “DigitAlb”, por pas 11 vitesh ajo është larguar nga kjo kompani dhe do ta shikojmë së shpejti në një tjetër televizion me një emision të ri.

Këto javë, moderatorja e njohur e sportit, Ilda Bejleri, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave jo vetëm për largimin e saj nga “Digitalb”, por edhe për pozat joshëse që ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet e saj sociale nga pushimet e saj.

Pas Mykonos, Ilda ka udhëtuar në Lefkada, ku ka ndarë me fansat e saj disa foto dhe video të ndryshme nga ambieti ku po qëndron.

Kësaj here, moderatorja vendosi të zbulojë se kush janë shoqëruesit e saj të pushimeve.

Ilda ka postuar një video ku shihen prindërit e saj, teksa lahen në pishinë dhe buzëqeshin me njëri-tjetrin, ndërsa ajo ka lënë një shkrim krahas fotos:

“Dashuritë e mia”- ka shkruar Ilda.

Shtuar më 07/08/2019, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori