Pasi anuloi të gjithë koncertet, çfarë po bën Fero për karrierën e tij (VIDEO)
Ditën e djeshme Fero bëri një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij.

Ai tha se ka anuluar të gjithë koncertet për muajt në vazhdim dhe nuk tregoi arsye përse mori këtë vendim.

Megjithatë duket se ia ka plane të rëndësishëm për karrierën e tij, prandaj edhe po bën këtë shkëputje.

Pak më parë ai ka publikuar në Instastory një video ku tregon se është në studion e producentit të njohur Lucry.

Në sfond dëgjohet kënga më e re e reperit dhe nuk dihet se çfarë fshihet pas saj.


Kujtojmë se Lucry, është producent i njohur i cili punon me artistë të huaj dhe fshihet pas çdo kënge të Azet.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Fero tregoi se është larguar nga “On Records”, kompania ku qëndroi për 2 vite.

Ai tregoi se do të vazhdojë karrierën i lirë, megjithatë ende nuk dihen planet e tij.
Shtuar më 24/09/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori