“Pash Zotin, vishu dhe gjej një punë të hajrit” (FOTO LAJM)

Gazetari amerikan, Piers Morgan, njihet për analizat e tij të drejtpërdrejta lidhur me femrat e famshme.

Dhe personazhi i radhës për të cilën ka folur ishte Emily Ratajkowski dhe reklama e saj për revistën “LOVE”.

Bukuroshja trazoi fansat me klipin ku shfaqet me të brendshme dhe makarona. Pasi ajo iu kthye përgjigje kritikave të fansave duke insistuar se ishte një veprim “fuqizues”, gazetari Piers vendosi të reagonte.

“Nuk e di se çfarë është ajo. Është një femër tërheqëse, por me kokën bosh, e njohur në të gjithë botën. Ajo ka postuar diçka në Instagram rreth asaj sesi mënyra që ajo shfaqet është fuqizimin për feministët. Pash Zotin, vish disa rroba dhe gjej një punë të hajrit”, tha gazetari drejtuar modeles. /albeu.com/

Shtuar më 06/12/2017, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori