Pasanikja Swift lë pas Adele e Rihanna-n
Përpos jetës së saj personale, Taylor Swift gëzon edhe një pasuri marramendëse. Ajo ka lënë pas emra mjaft të njohur e më një fame të jashtëzakondshme si Adele apo Rihanna, ndërsa paparacët e kanë në fokus tashmë edhe në sajë të romancës së saj të re.

Revista “Forbes” rendit Taylor Swiftin, si yllin më të paguar të botës këtë vit, me fitime që kapin shifrën e 170 milionë dollarëve.

Swift tashmë sundon botën e Popit, e në listën me 100 emra të “Forbes”-it ka lënë pas emra të mëdhenj të “show bizz”-it si Adele që renditet e nënta me 80.5 milionë dollarë; Madonna e 12-a me 76.5 milionë USD, Rihanna e 13-a me 75 milionë USD; apo Katie Perry, që nuk shkon dot më lart se vendi i 63-të me 41 milionë dollarë fitime.

Komediani Kevin Hart, një yll në rritje i ekranit të vogël, është i gjashti me një pasuri prej 87.5 milionë dollarë, e cila i detyrohet aktrimit të tij të suksesshëm që e ka bërë mjaft të kërkuar.

Kim Kardashian eshte ne vendin e 42-të në listë dhe me fitime prej 51 milionë dollarësh. Renditja e 100 yjeve më të kamur është hartuar në bazë të fitimeve të tyre bruto nga qershori i 2015-s deri në qershorin e këtij viti. /albeu.com/


Shtuar më 12/07/2016, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori