"Pasanikja" Enca, komshije me Fatos Nanon, Fevziun, Çanin dhe Mamaqin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Këngëtarja Enca Haxhia ka postuar foto nga shtëpia e saj më e re që ndodhet në bllokun e vilave luksoze në periferi të kryeqytetit.

Edhe pse vetëm 21 vjeç, këngëtarja ka arritur të bëjë të sajën një prej shtëpive ku çmimet variojnë nga 250 mijë deri në 500 mijë euro.

Bëhet fjalë për kompleksin "Rolling Hills" ku kanë blerë shtëpinë edhe shumë personalitete e figura të njohura të ekranit.

Kështu këngëtarja 21 vjeçare do të jetë tashmë komshije me ish kryeministrin Fatos Nano, Blendi Fevziun, Arjan Çanin dhe së fundmi edhe Ermal Mamaqi.

Enca u bë e njohur fillimisht me hitin "A po t'pëlqen" verën e vitit 2014, me të cilën fitoi më shumë se 30 milion klikime në Youtube, dhe që atëherë duket se ka arritur të fitojë aq sa për të blerë një nga rezidencat e lagjes më luksoze. /Albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori